Membership

Të qenit pjesë e një shoqate bartendërësh mund të ofrojë përfitime të shumta si për fillestarët ashtu edhe për ata me përvojë. Këtu janë disa arsye pse mund të konsideroni t'i bashkoheni AGB-së:
Edukimi dhe trajnimi:
Network:
Mundësi punësimi:
Përditësimet e industrisë:
Zhvillimi Profesional:
AGB ofron seminare, workshop, masterclass dhe trajnime më të thelluara për të ndihmuar anëtarët të përmirësojnë aftësitë dhe njohuritë e tyre. Kjo mund të përfshijë gjithçka, nga teknikat e koktejit deri te aftësitë e shërbimit ndaj klientit dhe kërkesat ligjore.
Duke u bashkuar me AGB, mund të lidheni me bartender të tjerë, duke shkëmbyer ide dhe duke krijuar marrëdhënie profesionale. Kjo mund të jetë veçanërisht e vlefshme nëse jeni i ri në industri ose kërkoni të zgjeroni mundësitë tuaja të karrierës.
Për shkak të lidhjeve dhe shtrirjes në industri, AGB do të shpërndajë tek anëtarët e vet të gjitha ofertat e punësimit, të detajuara, që do të vijnë nga punëdhënësit.
AGB është e azhurnuar me ndryshimet në rregullore, tendenca dhe njohuri të tjera të rëndësishme të industrisë. Duke qenë anëtar, ju mund të qëndroni të informuar për zhvillimet më të reja.
Të qenit pjesë e AGB do të keni mundësi për zhvillim profesional, duke përfshirë kampionate, certifikime dhe programe njohjeje që mund t'ju ndihmojnë të dalloheni në industri.
Membership
Friendly Bartender
Në këtë kategori mund të bëhen pjesë të gjithë personat që kanë dëshirë të marrim më shumë informacion rreth pijeve të ndryshme, duke nisur nga historia, prodhimi dhe produkti final. AGB do të ofrojë falas seminare rreth baza kryesore të industrisë së pijeve si: Vodka, Gin, Rum, Tequila/Mezcal, Whiskey, Cognac/Brandy, shurup, liker, kordial dhe se si përftohen këto. Tema shumë të nevojshme për tu zhvilluar janë: higjena në bar, njohja dhe përdorimi i pajisjeve, legjislacioni i pijeve alkoolike dhe njohja me 90 koktejlet klasike të IBA.
Përfitimet që ka në AGB personi në këtë fashë anëtarësimi janë si më poshtë:
Kartë anëtarësimi
Kartë anëtarësimi
Ftesë në evente të ndryshme të AGB
Grup online të dedikuar për anëtarët e kësaj kategorie
Pjesëmarrje në seminare
Membership
Bartender

Në këtë kategori mund të bëhen pjesë të gjithë personat që e ndjekin karrierën e bartenderit. Për t’u bërë pjesë: a) Certifikatë bartenderi + testim njohurie; b) Dëshmi penaliteti; c) 2 referenca nga punët e fundit; d) CV; e) ID
Përfitimet që ka në AGB personi në këtë fashë anëtarësimi janë si më poshtë:
Kartë anëtarësimi
Dhuratë anëtarësimi
Ftesë në evente të ndryshme të AGB
Grup online të dedikuar për anëtarët e kësaj kategorie
Pjesëmarrje në kampionate
Pjesëmarrje në seminare
Pjesëmarrje në workshop
Sugjerime punësimi
Mundësi punësimi në aktivitetet e kryera nga AGB
Membership
Master Bartender
Në këtë kategori mund të bëhen pjesë të gjithë bartenderat që aspirojnë teknikat më të avancuara në bartending. Për t’u bërë pjesë: a) Certifikatë advanced bartender + testim njohurie; b) Dëshmi penaliteti; c) 2 referenca nga punët e fundit; d) CV.
Përfitimet që ka në AGB personi në këtë fashë anëtarësimi janë si më poshtë:
Kartë anëtarësimi
Dhuratë anëtarësimi
Ftesë në evente të ndryshme të AGB
Grup online të dedikuar për anëtarët e kësaj kategorie
Pjesëmarrje në kampionate
Pjesëmarrje në seminare
Pjesëmarrje në workshop
Sugjerime punësimi
Mundësi punësimi në aktivitetet e kryera nga AGB
Mundësi mësimdhënie në akademinë AGB
Zhvillim seminar/workshop/masterclass kombëtar dhe ndërkombëtar
Zhvillim Guest Shift
Contact
Contact Us
Location:
Rruga Medar Shtylla 35, Tirana, Albania
Email:
president@agb.org.al
general.secretary@agb.org.al