AGB
About AGB

Kush jemi ne
Misioni
Qëllimi
Roli
Albanian Guild of Bartenders është një shoqatë jo-fitimprurese, themeluar në Tiranë më 14 janar 2022, e cila synon të jetë zëri i bashkuar i të gjithë profesionistëve në fushën e bartendërve, që ushtrojnë aktivitetin e tyre brenda dhe jashtë territorit të Shqipërisë. AGB ka aktin e saj të themelimit, statutin dhe programin sipas legjislacionit në fuqi të Republikës së Shqipërisë dhe është pjesë e Organizatës Ndërkombëtare të Bartendërve - IBA.
AGB ka për mision të mbështesë dhe realizojë rritjen e nivelit të aftësive profesionale të bartendëreve në Shqipëri, nëpërmjet trajnimit e edukimit të vazhdueshëm profesional, në interes të promovoimit dhe nxitjes të turizmit në vend.
AGB synon t’u japë mundësine e zhvillimit të gjithë operatorëve dhe grupeve të interesit të kësaj fushe, duke i afruar ata me të rejat më të fundit dhe duke i riorganizuar në këtë kontekst të ri. Ruajtja e standarteve për pijet dhe ushqimet në Shqipëri.
AGB luan rolin e nxitësit, i cili mbështet idenë dhe qëllimin e integrimit të rrjetit të profesionistëve të përfshirë e të orientuar ndaj profesionit të bartendërve, të barabartë si pjesë integrale e rrjetit botëror.
Membership
Check our Membership
Të qenit pjesë e një shoqate bartendërësh mund të ofrojë përfitime të shumta si për fillestarët ashtu edhe për ata me përvojë. Këtu janë disa arsye pse mund të konsideroni t'i bashkoheni AGB-së:
Edukimi dhe trajnimi:
AGB ofron seminare, workshop, masterclass dhe trajnime më të thelluara për të ndihmuar anëtarët të përmirësojnë aftësitë dhe njohuritë e tyre. Kjo mund të përfshijë gjithçka, nga teknikat e koktejit deri te aftësitë e shërbimit ndaj klientit dhe kërkesat ligjore.
Network:
Duke u bashkuar me AGB, mund të lidheni me bartender të tjerë, duke shkëmbyer ide dhe duke krijuar marrëdhënie profesionale. Kjo mund të jetë veçanërisht e vlefshme nëse jeni i ri në industri ose kërkoni të zgjeroni mundësitë tuaja të karrierës.
Mundësi punësimi:
Për shkak të lidhjeve dhe shtrirjes në industri, AGB do të shpërndajë tek anëtarët e vet të gjitha ofertat e punësimit, të detajuara, që do të vijnë nga punëdhënësit.
Përditësimet e industrisë:
AGB është e azhurnuar me ndryshimet në rregullore, tendenca dhe njohuri të tjera të rëndësishme të industrisë. Duke qenë anëtar, ju mund të qëndroni të informuar për zhvillimet më të reja.
Zhvillimi Profesional:
Të qenit pjesë e AGB do të keni mundësi për zhvillim profesional, duke përfshirë kampionate, certifikime dhe programe njohjeje që mund t'ju ndihmojnë të dalloheni në industri.
Events
Check our Events
XVIII Montenegro Trophy 2022
International Bartenders and Barista Competition
Në qytetin e Budvës të Republikës së Malit të Zi me ftesë të Shoqatës Malazeze të Bartendërve, më 27 prill 2022 një delegacion i kryesuar nga presidenti i AGB-së, z. Kleantino Goga mori pjesë në Kampionatin Ndërkombëtar të Bartendërve dhe Baristëve. Z. Goga ishte i ftuar në cilësinë e anëtarit të jurisë. AGB u përfaqësua me 2 konkurrentë.
Bar Show Budapest, Hungarian Cocktail Championship Final 2022.
Shoqata Hungareze e Bartendërve ftoi AGB për të qenë pjesë e jurisë në superfinalen e kampionatit të tyre kombëtar në kuadër të kualifikueseve për Kampionatin Botëror të IBA në vitin 2023. Takimi u zhvillua në Budapest, më 29 maj 2022. Presidenti i AGB ishte pjesë e superfinales, së bashku me përfaqësuesin e shoqatës sllovene dhe kampionin hungarez të vitit të kaluar.
World Cocktail Championship, Varadero 2022
International Bartenders Association organizoi Kampionatin Boteror të Kokteileve në Kube më 4 deri në 9 nëntor 2022, ku pjesëmarrës kanë qenë të gjitha shotatat e shteteve të anëtarësuara në IBA, ndër to edhe AGB. Vetë Presidenti i IBA, z. Fadda, pati kënaqësinë të ndante lajmin e mirë për prezencën e AGB-së në kampionatin botëror të organizuar nga IBA, ku Shqipëria u prezantua për herë të parë përpara të gjithë anëtarëve të tjerë. Gjatë takimeve që AGB pati me bordin e IBA, u morr vendimi për organizimin e European Cocktail Championship, ECC 2023.
International Bartenders and Barista Competition
OWCC2023 është një kampionat ndërkombëtar që u organizua në Palermo, Itali, në data 7 dhe 8 mars. AGB mori pjesë në këtë kampionat me kampionin e kampionatit të parë kombëtar, Dhimitri Mato, ku fitoi edhe cmim sponsori.
Lady Drink 2023
Lady Drink 2023 është një kampionat ekskluziv për bartenderet femra dhe këtë vit u organizua në Portofino, Itali, në data 12 dhe 13 mars. AGB u përfaqësua me bartenderen Ingrit Shuti, ku fitoi cmim sponsori.
Non Alcoholic Cocktail Championship
Non Alcoholic Cocktail Championship është një kampionat risi për industrinë në Shqipëri, ku për herë të parë bartendërat do të konkurojnë me koktejle pa alkool. Kjo është një eksperiencë për të gjithë bartenderat që të zhvillojnë aftësitë e tyre në një kategori koktejli që nuk i është dhënë rëndësia e duhur. Fituesi do të përfaqësojë Shqipërinë në Mattoni Grand Drink 2024 në Republikën Çeke.
44th Bled Cup 2023, Slloveni
Me ftesë nga Shoqata Sllovene e Bartendërve, AGB do të marrë pjesë në edicionin e 44-t të Bled Cup. Ky është një kampionat ndërkombëtar oktejlesh në 2 kategori, After Dinner dhe Fancy Drink. Aktiviteti do të zhvillohet në datat 18 dhe 19 prill 2023 dhe AGB do të përfaqësohet me konkurentin Arbër Cani.
European Cocktail Championship
European Cocktail Championship ECC2023 është kampionati i parë europian për kokteile i IBA, organizuar nga AGB. Këtu do të marrin pjesë të gjitha shtetet anëtare në IBA (33 nga 37 të konfirmuar deri tani), ku do të përfaqësohen një një konkurent në kategoritë Classics dhe një konkurent në Flair. Rregullorja e kampionatit do të jetë IBA. Kampionati do të zhvillohet në 23-25 maj në ExpoCity gjatë panairit International Food & Drink Festival.
World Cocktail Competition, Rome 2023
International Bartender Association do të organizojë në Romë kampionatin e përvitshëm botëror të koktejleve, WCC. Ky është edhe kampionati më i rëndësishëm për bartenderat në të gjithë botën, ku marrin pjesë në mënyrë ekskluzive vetëm shoqatat e shteteve që përfaqësohen në IBA. Ky kampionat zhvillohet çdo vit në një kontinent të ndryshëm. Pas Amërikës Latine me Kubën, këtë vit është radha e Europës me Italinë. Shqipëria do të përfaqësohet me AGB.
Event
Galeria
- All
- Drinks
- Bartenders
- Environment

















Contact
Contact Us
Location:
Rruga Medar Shtylla 35, Tirana, Albania
Email:
president@agb.org.al
general.secretary@agb.org.al